Arrestohet personi i kërkuar në Aeroportin ‘’Adem Jashari’’, dërgohet në mbajtje

Arrestohet personi i kërkuar në Aeroportin ‘’Adem Jashari’’, dërgohet në mbajtje

11:56, 02/10/2024

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, mbrëmjen e së martës, autoritetet kanë realizuar arrestimin e një personi mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim nga policia.

Arrestimi është kryer bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm.

I kërkuari u ndalua sapo mbërriti në aeroport dhe, pas procedurave fillestare, u dërgua menjëherë në mbajtje.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarin, por pritet që rasti të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco