Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë

Konjufca: Skenari i Banjskës identik me pushtimin rus të Krimesë

10:42, 02/10/2024

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se skenari i sulmit terrorist të një viti më parë në Bansjkë të Zveçanitështë identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane” të organizuar nga Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”.

Konjufca mes tjerash theksoi se pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës  kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe e siguri, në politikë e gjeopolitke, më shumë se sa në luftën e dytë botërore, raporton Rtklive.

Ai ka thënë se as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse e as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Konjufca deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.

Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë, e që nuk është qëllim normal, është qëllim i federatës ruse

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco