ZPS: Nuk do t’i thërrasim të gjithë dëshmitarët e planifikuar që të japin dëshmi

ZPS: Nuk do t’i thërrasim të gjithë dëshmitarët e planifikuar që të japin dëshmi

19:07, 01/10/2024

 

Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha se do të shkurtojnë numrat e dhënë dhe nuk do të thërrasin të gjithë dëshmitarët të cilët planifikohet të vijnë e të japin dëshmi, sipas rregullës 154, të cilët janë 65.

Ai gjithashtu tha se janë edhe 45 dëshmi të tjera që synojnë t’i parashtrojnë për t’u pranuar me shkrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Shkurtimisht, ne nuk po planifikojmë që t’i thërrasim të gjithë ata. Mendojmë që kjo do të jetë pjesë e zgjedhjes”, tha Halling i cili shtoi se këta dëshmitarë janë ‘viva-voce’ (dëshmi me zë në sallën e gjyqit).

Halling tha se përkundër sfidave ata po përpiqen që të përmbushin datën e synuar të paraqitjes së provave nga ata.

“Ne po përpiqemi që të përmbushim datën e synuar të paraqitjes së provave nga Prokuroria”, tha prokurori.

Ai tutje tha se ka rrezik që në rast që dëshmitarët vijnë të dëshmojnë pa vullnetin e tyre, atëherë ata mund të rrezikojnë viktimizimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco