Ministrja gjermane, homologëve të Ballkanit: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s

Ministrja gjermane, homologëve të Ballkanit: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s

18:20, 01/10/2024

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena, Baerbock, ka thënë sot se do të jetë i vështirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse sulmohen anëtarë të misioneve të Nato-s në rajon, apo edhe nëse dikush nga liderët politikë mbajnë lidhje të ngushta me liderin rus, Vladimir Putin.

Në takimin e saj me homologët e shteteve të Procesit të Berlinit, ajo tha se një e ardhme e bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian është mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Dua të jem fare e qartë: Do të jetë e vështirë për ne që të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit nëse shohim politikanë që kundërshtojnë këto vlera”.

“Nëse shohim zmbrapsje nga sundimi i ligjit. Nëse shohim sulme ndaj anëtarëve të misioneve të NATO-s në rajon. Ose nëse shohim zyrtarë të lartë qeveritarë që mbajnë lidhje të ngushta me Vlladimir Putinin”, ka thënë Baerbock në fjalën e saj hyrëse.

Më tej, ajo ka shtuar se duhet të lihen anash veprimet që nuk janë të bazuara në vlera evropiane, dhe bëri thirrje që të punohet nga të gjitha shtetet për vlerat që BE-ja i ka dhe i kërkon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco