Tetori nis me “bereqet”, shpallet tenderi për segmentin e rrugës Dollc-Zahaq

Tetori nis me “bereqet”, shpallet tenderi për segmentin e rrugës Dollc-Zahaq

10:07, 01/10/2024

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Dollc – Zahaq.

Vlera e parashikuar për katër lote të këtij tenderi është 45,690,000 euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në platformën E-prokurimi zgjerimi i kësaj rruge është ndarë në disa lote .

Për shpalljen e tenderit mbi 45 milionë euro është përdorur procedura e hapur ndërsa kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët.

Ndryshe Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar,  kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës. 

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, kryetari i ri i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, ka thënë se delegacioni do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të këtyre dy shteteve.

“Si kryesues i këtij delegacioni, unë bashkë-kryesoj dy komisione të përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim me BE-BiH dhe Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim me BE-Kosovë. Pas marrjes së statusit të kandidatit, BiH tani ka mundësinë të arrijë dhe të përmbushë agjendën e reformave, e cila është në interes të popujve dhe qytetarëve përbërës të BiH dhe vetë Bashkimit Evropian. Me këtë synim, synoj që në tetor të mbaj një seancë të komisionit të përbashkët parlamentar”.

“Kosovës i është premtuar edhe një perspektivë evropiane, dhe unë synoj të punoj me përkushtim për këtë në bashkëpunim me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe zbatimi i rendit kushtetues në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje prioritare në punën e Qeverisë”, tha Stier.

Sfidat gjeopolitike, shkruan ai, me të cilat po përballet BE kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore.

Në këtë drejtim, stabiliteti dhe siguria në BeH dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë kontinentin.

Diplomacia parlamentare evropiane do të japë kontributin e saj duke promovuar vlerat e paqes, lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në dialog dhe bashkëpunim me kolegët e komisioneve të përbashkëta parlamentare BE-BiH dhe BE-Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco