Lëvizja në orët e vona/ Inteligjenca e Policisë së Kosovës po jep rezultate në rritjen e sigurisë

Lëvizja në orët e vona/ Inteligjenca e Policisë së Kosovës po jep rezultate në rritjen e sigurisë

16:04, 30/09/2024

Puna, angazhimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, për ruajtje të rendit dhe qetësisë publike, për shërbim dhe ofrim të sigurisë ndaj qytetarëve të vendit, ka ndikuar në rritjen e nivelit të sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo, është arritur falë bashkëpunimit ndërinstitucional që ka Policia e Kosovës, e në veçanti falë bashkëpunimit e besimit të pamohueshëm që qytetarët e Kosovës kanë ndaj Policisë së Kosovës, bashkëpunim ky i cili ka rezultuar në rritjen e sigurisë dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.

Rritjen e sigurisë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes të qytetarëve edhe në orët e vona të natës, e dëshmon më së miri edhe raporti i fundit i Gallup-it mbi sigurinë globale, ku Kosovën e ka renditur si e 12-ta, ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Sipas Gallup-it, në shumicën e vendeve dhe territoreve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, shumica e banorëve kanë thënë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm në zonat e tyre gjatë natës, e ku përfshihen edhe banorët e Kosovës.

Këto rezultate në fushën e sigurisë nuk i ka arritur e vetme Policia e Kosovës, por duke bashkëpunuar me institucionet shtetërore, e në veçanti duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët e saj strategjikë e që janë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse.

Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues, do të vazhdojë me angazhimet e saja policore, në interes të ruajtjes së rendit publik dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në vijim keni tabelën Gallup-it, ku Kosova e renditet e 12-ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco