Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një burrë u gjet pa shenja jete në banesën e tij

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një burrë u gjet pa shenja jete në banesën e tij

21:45, 29/09/2024

Një burrë dyshohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco