Policia jep detaje për rastin e 20-vjeçarit që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojen e sigurimit

Policia jep detaje për rastin e 20-vjeçarit që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojen e sigurimit

17:43, 29/09/2024

Dy persona janë dërguar dje në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim pasi të njëjtit janë rrahur mes veti.

Këtë për Indeksonline e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

“Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30, I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi (të ftuar), i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit. Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe e godet po ashtu të dyshuarin dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale”, tha Bytyqi.

Sipas tij është inicuar rast i klasifikuar si veper penale ” Lëndim i Lehte Trupor “.

“Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre, pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngritet Kallëzim Penal”.

Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

“Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Grnçara H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium. Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë”, shkroi ajo.

Na koncertu koji se održao sinoć povodom proslave dana Bošnjaka pretučen je dvadesetogodišnji dečko iz sela Grnčara H.M samo zato što je želeo da se pridruži drugima koji su igrali na podijumu. Fizički je napadnut od strane osoba iz kompanije koja je bila zadužena za bezbednost. Na danu kada smo slavili nekome su urušena osnovna prava koja svaka osoba treba da ima. Pozivam kompetentne organe da se ozbiljno pozabave ovim slučajem i kazne počinioce kako bi se mladic koji je zbog povreda završio u bolnici i njegova familija osećala sigurnije i kako se ovakvi slučajevi više nikada ne bi deslili. Niko sebi nesme da daje pravo na ovako nešto, čime opravdavate fizičko nasilje viśe osoba nad jednim mladićem???

Posted by Duda Balje on Sunday, September 29, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco