Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret

Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret

18:07, 28/09/2024

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, takoi artistë e profesionistë të rinj të diasporës që jetojnë e veprojnë në New York.

Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit Kurti e ka theksuar rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore.

‘’Në këtë takim e bashkëbisedim të përzemërt, që u mbajt në hapësirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj, kryeministri Kurti duke i cilësuar ata si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Republika e Kosovës, theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, arritjet e të cilëve na bëjnë krenarë dhe suksesi i tyre shërben si frymëzim për brezat e përkushtuar në të gjitha sferat qoftë teknologji, arsim, biznes e art’’, thuhet në komunikatë..

Tutje, Kurti ka deklaruar se Kosova ka një rini me potencial të jashtëzakonshëm, derisa ka shtuar se Qeveria e tij do të vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues.

‘’Në bashkëbisedim e sipër, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e vazhdueshëm për integrimin e kulturës në fusha të tjera të politikbërjes, duke përfshirë edukimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se kemi rininë me një potencial të jashtëzakonshëm krijues dhe Qeveria jonë do vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues, ashtu që Kosova jonë të jetë vend i mundësive e zhvillimit të talentit, si promovues më i mirë i vendit në botë’’, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Me falënderime të posaçme për kontributin dhe pasionin në fushat e tyre profesionale, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen, teksa u ka thënë se Kosova gjithmonë i mirëpret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco