Lajçaku: I vlerësoj idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Lajçaku: I vlerësoj idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

12:58, 28/09/2024

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit.

“Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, thuhet tutje në shkrimin e Lajçakut.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco