Takimi me O’Brien: Krejt çfarë thanë Kurti e Lajçak për dialogun

Takimi me O’Brien: Krejt çfarë thanë Kurti e Lajçak për dialogun

09:23, 28/09/2024

Kryeministri Albin Kurti dje ka takuar Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Kurti dhe Lajçak përmes rrjeteve sociale njoftuan për takimin, ku kryeministri tha se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit, kurse Emisari i BE-së tha se janë pajtuar se s’ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes.

Kurti ka thënë se me O’Brien dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.

Kurse Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën para, duke theksuar se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, shkruan Reporteri.net.

“Iu bashkova Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof për një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm (djeshëm) për të diskutuar rrugën para. U pajtuam se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimint të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco