Osmani takohet me homologun nga Malawi: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Osmani takohet me homologun nga Malawi: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

17:03, 27/09/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Malawi, Lazarus Chakwera, gjatë qëndrimit në New York të Shteteve të Bashkuara.

Osmani tha se pavarësisht distancës mes dy shteteve, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve, mbetet i palëkundur.

“Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, tha Osmani.

Sot është dita e katërt e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në të cilën po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco