Hovenieri nga konferenca në Kroaci flet për mbështetjen e ShBA-së për Kosovën

Hovenieri nga konferenca në Kroaci flet për mbështetjen e ShBA-së për Kosovën

15:58, 27/09/2024

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb.

Ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për siç thuhet, mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën Rajonale të Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco