Parandalohet kontrabandë me pije alkoolike me vlerë prej 5 mijë eurove

Parandalohet kontrabandë me pije alkoolike me vlerë prej 5 mijë eurove

14:51, 27/09/2024

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informative për posedim të mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Viti, ku janë sekuestruar pije alkoolike me banderolla të Serbisë, në vlerë prej pesë mijë eurove.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se mallrat janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët s’kanë ofruar dokumentacion të rregullt mbi prejardhjen e tyre.

“Prishtinë më 27 Shtator 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS. Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla te serbisë që dyshohej se jan sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave.Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është 5000€”, thuhet në postimin e tyre.

Teksa në përfundim, thuhet se rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco