Dy vajza të mitura janë zhdukur

Dy vajza të mitura janë zhdukur

10:29, 27/09/2024

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre, gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës njofton se rasti i parë është raportuar në Ferizaj, ku një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj 23.09.2024 – 10:40. Ankuesja femër kosovare me datë 26.09.2024 ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24- orësh.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Suharekë, ku po ashtu nëna ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe s’dihet më vendndodhja e saj.

“Rr. 13 Qershori, Suharekë 26.09.2024 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco