Haradinaj prezanton aderimin e radhës në AAK

Haradinaj prezanton aderimin e radhës në AAK

18:47, 26/09/2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar inxhinierin nga Gjilani, Mumin Morina si aderimin më të ri në parti.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Z. Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar”, ka thënë Haradinaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco