Grupi “Labour Friends of Kosova” së shpejti për vizitë në Prishtinë

Grupi “Labour Friends of Kosova” së shpejti për vizitë në Prishtinë

18:02, 25/09/2024

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, ka bërë të ditur se edhe këtë vit ka marrë pjesë në Konferencën e Partisë Laburiste 2024 në Liverpool.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se aty u zhvillua një diskutim i thellë mbi vizionin e partisë për qeverisjen e Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë çështje si ekonomia, drejtësia, barazia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai ka thënë u takuar edhe me pjesëtar të grupit të britanikëve “Labour Friends of Kosova”, të cilët i paralajmëruan një vizitë në Prishtinë.

“Gjatë konferencës, pata mundësinë të takohem me deputetë dhe zyrtarë të ndryshëm, dhe sidomos dua të theksoj takimin me “Labour Friends of Kosova”, të cilët vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Kosovën. Vizitën e tyre në Kosovë e mirëpresim së shpejti”, ka thënë Kapiti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco