Stradner: Vuçiq po përgatitet për hakmarrje sikur Putini, po pret momentin e duhur gjeopolitik

Stradner: Vuçiq po përgatitet për hakmarrje sikur Putini, po pret momentin e duhur gjeopolitik

14:29, 25/09/2024

Specialistja e fushës së sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner, ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po përgatitet për hakmarrje.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo ka komentuar fjalimin e Vuçiqit në OKB dhe ka vlerësuar se presidenti serb po shkon drejt hapave të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ashtu siç Putin akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90. Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, ka shkruar Stradner.

Just as Putin accused the West of the collapse of the Soviet Union and spent his life preparing for the 2022 revenge, Serbian President is preparing his revenge for the 90’s.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco