Komisioni për Legjislacion e kalon projektligjin për Byronë Shtetërore

Komisioni për Legjislacion e kalon projektligjin për Byronë Shtetërore

13:14, 25/09/2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka shkruar Haxhiu.

Më 11 shtator, Qeveria e Kosovës, kishte miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me ndryshme në katër nenet e saj.

Nëse Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë mbetet i hartuar sipas versionit të prezantuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili theksoi se “nuk do të jetë e nevojshme të sigurohen prova për të identifikuar se kush ka kryer vjedhje, pasi politikanët e korruptuar do të dallohen përmes stilit të jetesës dhe pasurisë”, ekziston frika se ky ligj sërish do të përballet me shkelje kushtetuese dhe do të konsiderohet i papranueshëm.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë, kanë deklaruar se me ato që deri tani janë thënë për këtë ligj dhe formën se si po hartohet është duke pasur insistim nga Qeveria që të shkelet Kushtetuta.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues Ligjin për Byronë Shtetërore për Verfikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi kishte gjetur plotë 10 pika në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Prandaj, Gjykata ka vendosur “të shpallë të pavlefshëm, me pesë (5) vota për dhe katër (4) vota kundër, në tërësinë e tij, Ligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”.

Në vendim ishin dhënë edhe të gjitha nenet dhe paragrafët ku janë diktuar shkeljet kushtetuese të ligjit që qeveria e proklamonte si ligji që do të mundësonte reformën në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco