Bajqinovci reagon pas djegies së vilës: Fillimisht u mendua se shkaktare ishte rryma, tani dyshohet se ishte zjarrvënie

Bajqinovci reagon pas djegies së vilës: Fillimisht u mendua se shkaktare ishte rryma, tani dyshohet se ishte zjarrvënie

10:26, 25/09/2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas djegies së vilës së tij në afërsi të Shalës së Bajgorës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajqinovci ka thënë se fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por pas hetimeve të Policisë janë gjetur edhe shishe brenda të cilave kishte lëndë djegëse.

Sipas tij, tani dyshohet për zjarrvënie.

Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie”, shkroi ai.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin i cili është cilësuar si ‘Zjarrvënie’.

Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco