Sillen në gjykatë tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë

Sillen në gjykatë tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë

10:07, 25/09/2024

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë sjellë tre të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Seanca fillestare u konfirmua edhe nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Iu njoftojmë se seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit që prej 24, përkatësisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre.

Dje janë bërë një vit nga sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lidhur me sulmin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dy javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 45 personave.

Prokurori i rastit, Naim Abazi kishte thënë se ky rast përfshin ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal të përbërë nga 45 persona të cilët dyshohen për veprat penale kundër rendit kushtetues juridik, kryerja e veprave terroriste, financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

“Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, kishte deklaruar Abazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco