Lajçak takoi këshilltarin e Scholzit, folën për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Lajçak takoi këshilltarin e Scholzit, folën për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

09:40, 25/09/2024

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka takuar këshilltarin për politikën e jashtme dhe sigurisë të kancelarit gjerman, Jens Pletner,.\Në platformën “X”, Lajçak ka shkruar se bashkë me Pletner kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka thënë se është mirënjohës për angazhimin e Gjermanisë në procesin normalizimin.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco