Kurti: Kurrë s’e harrojmë sakrificën e heroit Bunjaku, humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e integritetin

Kurti: Kurrë s’e harrojmë sakrificën e heroit Bunjaku, humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e integritetin

09:36, 24/09/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës ndër vendimet kryesore ishte dhe ai i emërtimit të Rrugës Rajonale R-217 në Banjskë me emrin e heroit, Afrim Bunjaku.

Kreu i ekzekutivit kosovar shkruan se në këtë njëvjetor të sulmit terrorist në Banjskë, nderojmë dhe s’harrojmë sakfrificën e heroit Bunjaku që humbi jetën duke mbrotjru sovranitetin.

Tutje ai ka përmendur edhe vendimet tjera që janë marrë në këtë mbledhje të 221-të.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Mes vendimeve tjera:

-Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

-Aprovuam katër Rregullore:


•Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;
•Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës;
•Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;
•Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco