Molliqaj: Pika më e dobët e Kurtit – dialogu, me të ka izolim e autonomi e jo alternativa tjera

Molliqaj: Pika më e dobët e Kurtit – dialogu, me të ka izolim e autonomi e jo alternativa tjera

19:49, 23/09/2024

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pika më e dobët për kryeministrin Albin Kurti është dialogu.

Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kurti draftet që i ka pranuar në procesin e dialogut janë më të këqija se të ish kryeministrave të tjerë të vendit.

“Për bindjen tonë të thellë pika më dobët e Albin Kurtit është dialogu, shikojeni në të gjitha drejtimet në terren, në raport me bashkësinë ndërkombëtare e në dialogun e Brukselit, pra draftet që Kurti i ka pranuar janë më të këqija se paraardhësit e tij”, ka thënë Molliqaj.

Më tej, ai ka shtuar se Qeveria Kurti i ka vetëm dy opsione atë të izolimit dhe autonomisë.

“Veprimet e një pas njëshme të Qeverisë Kurti i kanë vetëm dy rrugë, izolim apo autonomi, cilëndoni e zgjidhni por rrugë tjetër nuk ka me kryeministrin Kurti. Nuk ka, nuk ekziston edhe tash vetëm shikojeni deri në datën 18 e merrni vesh ia do t’i largojë masat që t’i lejojë produktet serbe të hyjnë në Kosovë, ja do të dalë nga CEFTA, s’ka alternativë të tretë, apo e kuptoni ku e ka pru Kosovën”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco