EMRI/ Atentat shqiptarit në Athinë, 36-vjeçari me precedentë penal për vrasje

EMRI/ Atentat shqiptarit në Athinë, 36-vjeçari me precedentë penal për vrasje

19:38, 23/09/2024

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se nga një fuoristradë është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes. Duke nisur nga numri i gëzhojave të gjetura, paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me atentat.

Një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thotë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna.

Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë. 

Shqiptari i plagosur është Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana. Në vitin 2006 është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në Lasithiou, Greqi. Është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar në Kalithea të Athinës për lojra fati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco