Rrustemi: Aktakuza për rastin Banjska është lajm i mirë, por i vonuar

Rrustemi: Aktakuza për rastin Banjska është lajm i mirë, por i vonuar

19:30, 23/09/2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, aktakuzën e ngritur ndaj 45 personave nga Prokuroria Speciale lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë, e ka quajtur të vonuar.

Ndonëse e vonuar, Rrustemi në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini tha se prap mbetet lajm i mirë.

“Është me rëndësi që akti i agresionit dhe sulmi terrorist i vitit të kaluar, 24 shtatori të trajtohet nga insitucionet e Kosovës, të fillojnë procedurat e gjykimit dhe paralelisht Institucionet e Kosovës të kërkojnë ekstradimin e Radojiçiqit dhe të tjerëve, ndërkohë që me mekanizma ndërkombëtar kudo që Kosova ka qasje dhe rol të jetë në kërkim Radojiçiqit dhe tërroristët tjerë,” tha Rrustemi.

Teksa shtoi se nëse kjo aktakuzë do të inicohej më parë, “do ta forconte pozicionin e Kosovës edhe në raportin ose zhvillimet që e kanë pasuar.”

Ndërsa shtoi se pret që institucionet e Kosovës ta trajtojnë aktakuzën për rastin Banjska me efikasitet.

“Shumë prej fakteve e provave kanë qenë të qarta aty për aty, do të doja të ngrihej shumë më parë si aktakuzë, uroj që institucionet e Kosovës ta trajtojnë me profesionalizëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco