KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

15:56, 23/09/2024

KFOR-i po vazhdon një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se një dukuri e tillë më së shpeshti ndodhë me fëmijët nën moshën 16-vjeçare, ku sipas tyre, kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë.

“Zyra e Këshilltarit Gjinor të KFOR-it dhe Zyra për Marrëdhënie me Publikun vazhduan një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme, të cilat shpesh ndodhin nën moshën 16 vjeçare dhe kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë”, thuhet në postimin e plotë të tyre.

Njëherit, kanë bërë të ditur se një zyrtare e KFOR-it u takua me një grup vajzash në Mitrovicë, ku kanë shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e ndjekjes së shkollës, përfshirë rolin thelbësor që luan arsimi për zhvillimet personale dhe profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco