ASK: BPV për kokë banori vitin e kaluar ishte 6.101 euro

ASK: BPV për kokë banori vitin e kaluar ishte 6.101 euro

12:42, 23/09/2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka  publikuar të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime te vitit paraprak për periudhën 2008-2023, bazuar në ESA 2010.

Rritja reale në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 ishte 4.07%

BPV e çmime aktuale në vitin 2023 ishte  9.680.1 milion euro.

Rritja reale në vitin 2023 ne krahasim me vitin 2022 ishte 4.07%.

BPV për kokë banori në e kaluar ishte 6.101 euro

Rritje reale për vitin 2023 kishte në këto aktivitete ekonomike: Art, zbavitje dhe rekreacion 10.7%, Aktivitetet profesional, shkencore dhe teknike 7.4%, Industria përpunuese 7.0%, Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 6.9%, Aktivitetet  administrative dhe mbështetëse 6.4%, Informimi dhe komunikimi 6.3%, Aktivitetetet financiare dhe te sigurimi 5.4%, Industria nxjerrëse 4.9%, Furnizimi me ujë 4.8%, Transporti dhe  magazinimi 4.5%, Shërbime tjera 4.2%, Hotelet dhe Restorantet 4.2%, Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale 3.9%, Afarizmi me pasuri të patundshme 3.7%, Ndërtimtaria 3.2%, dhe Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm social 1.7%.

Rënie kishte në këto aktivitete: Furnizimi me energji elektrike, me gaz -9.5%, Bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi -3.0% dhe Edukimi -0.8%.

Rritja reale sipas komponentëve kryesore të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2023 ishte siç vijon: Importi i shërbimeve 20.2%, Eksporti i shërbimeve 12.6%, Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 5.9%, Formimi i Bruto Kapitalit 3.5%, Shpenzimet e Konsumit Final 3.5% dhe Importi i mallrave (FOB) 1.3%.

Rënie kishte në këto komponent: Eksporti i mallrave -7.2% dhe Ndryshimet në inventar 7.9%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco