Kurti takon përfaqësues të shoqatave të diasporës në Venecia të Italisë

Kurti takon përfaqësues të shoqatave të diasporës në Venecia të Italisë

10:37, 23/09/2024

Kryeministri Albin Kurti u takua dje me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Venecia të Italisë.

Në bashkëbisedimin e tyre, u diskutua mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, progresin që ka njohur vendi në tri vitet e fundit dhe perspektiva për avancim të mëtejmë të zhvillimit ekonomik dhe investimeve por edhe të mirëqenies sociale. U bashkëbisedua gjithashtu për mërgatën tonë si urë ekonomike dhe kulturore ndërmjet shtetit të Kosovës e kombit shqiptar me Italinë dhe popullin italian.

“Kryeministri radhiti indikatorët pozitivë dhe premtues ekonomik, ku përmendi ndër të tjera rritjen mesatare ekonomike 6.2%, dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, krijimin dhe shtimin e vendeve të reja të punës veçanërisht me fokus në punësimin e të rinjve dhe grave, rritjen e qarkullimit të bizneseve”, bën të ditur zyra për media e Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Duke shprehur vëmendjen e Qeverisë ndaj diasporës dhe kontributin ekonomik madhor të saj për vendin përmes investimeve në Kosovë dhe punës në programe të ndryshme, Kurti theksoi dhe iniciativat e ndërmarra nga Qeveria për diasporën, si Shkolla për Diplomaci të Diasporës, platforma KosovaDiplo365, projekti Dritare për Investime të Diasporës e shumë të tjera.

Në takim, shefi i ekzekutivit shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala dhe Konsulli i Përgjithshëm në Milano, Diamant Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco