Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë

Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë

19:58, 22/09/2024

Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, kjo u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globe, transmeton Klankosova.tv.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, qê po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco