Bajrami i reagon pushtetit: Qytetarët i dinë çmimet, pagat e tyre kurrë s’kanë qenë më të pavlera

Bajrami i reagon pushtetit: Qytetarët i dinë çmimet, pagat e tyre kurrë s’kanë qenë më të pavlera

18:50, 21/09/2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se pushtetit i ka mbetur të flasë vetëm për “tre mujorin e parë, “tre mujorin e dytë”.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë:

“Pas demaskimit të propagandës për rritjen ekonomike për 2021-2023, krejt çka ju ka mbetë me folë është 3 mujori i parë, 3 mujori i dytë”.

Tutje deputetja Bajrami ka thënë se qytetarët i dinë çmimet dhe fuqinë blerëse të pagave të tyre, që sipas saj, “kurrë më të pavlera nuk kanë qenë”.

“Qytetarët i dinë çmimet dhe e dinë saktë fuqinë blerëse të pagave të tyre që kurrë ma të pavlera s’kanë qënë.” – ka shkruar Bajrami derisa ia ka bashkangjitur një video postimit nga paraqitja e saj në Debat Plus në RTV Dukagjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco