Përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës e Vushtrrisë – arrestohen pesë prej tyre, lëndohen dy të tjerë

Përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës e Vushtrrisë – arrestohen pesë prej tyre, lëndohen dy të tjerë

18:45, 21/09/2024

Policia e Kosovës  ka arrestuar pesë tifozë të përfshirë në përleshjen që ndodhi sot ndeshjen Fushë-Kosova – Vushtrria, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime.

Policia ka thënë se është duke vazhduar hetimet për incidentin.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco