Osmani: Në akademinë ushtarake “West Point” në SHBA, ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet

Osmani: Në akademinë ushtarake “West Point” në SHBA, ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet

12:17, 21/09/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ushtria amerikane i ka bërë një pritje madhështore presidentes Osmani, derisa ushtarët dhe kadetët në “West Point”, kanë brohoritur “Kosova, Kosova”.

Presidentja Osmani ka publikuar mbi 60 foto nga vizita në “West Point”, duke e quajtur ditë të paharrueshme takimet me ushtarakë amerikanë e nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë!
Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës!  [🇽🇰] [🇺🇸] ”, ka shkruar Osmani në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco