AAK gati për zgjedhje ka përcaktuar 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetë

AAK gati për zgjedhje ka përcaktuar 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetë

10:18, 21/09/2024

Muharrem Nitaj, shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, ka njoftuar se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët.

Këtë listë ai dje e ka prezantuar në mbledhje të Kryesisë së AAK-së.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pjesë e kësaj liste do të jenë kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja.

Postimi i tij:

Ne cilesine e Shefit te Shtabit Zgjedhor te AAK, pata kenaqesine qe ta prezantoj listen e kandidateve te Aleances per zgjedhjet parlamentare shkurt 2025, e cila pothuaj eshte percaktuar ne masen 80 per qind.

I plotesuar qe pjese e kesaj liste jane 5 kryetare te jashtezakonshem te komunave qe i udheheq Aleanca, si dhe deputetet me aktive te Aleances te kesaj legjislature ne Kuvendin e Kosoves.

Natyrisht edhe shume emra te ri, me te cilet do te njoftohet opinioni publik se shpejti. Qershia mbi torte jane keta te fundit.

Suksese ne betejen e radhes, e cila eshte minimalisht detyre patriotike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco