Azemi thotë se e kanë mbështetjen e Kuvendit për grevistët

Azemi thotë se e kanë mbështetjen e Kuvendit për grevistët

16:02, 20/09/2024

Përfaqësuesit e grevës së punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës janë takuar të premten me drejtues të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ky takim nga grevistët është vlerësuar të jetë i frytshëm.

Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci është kërkuar që ankesat e punëtorëve të dërgohen në këtë institucion me fakte.

Azemi tha se ka disponim që kontrata me kompaninë private për mirëmbajte të ndërpritet në rast se faktohet që janë bërë shkelje sa i përket edhe pagave për punëtorët.

“Dyshohet se është paguar një shumë më e madhe e mjeteve sesa që kanë shërbyer këtu, por këto duhet t’i faktojmë. Ka mbetur që javën e ardhshme gjithçka që kemi e që është në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve t’i dërgojmë në emalin e nënkryetares, Saranda Bogujevci dhe të shefit të kabinetit të Kuvendit dhe të Sekretarit. Dhe nëse ne kemi argumente, kompanisë do t’i ndërpritet kontrata dhe do të bëhet një kontratë me negocimin për të cilën ne kemi thënë se mund të pranojmë në paga e cila paguhet edhe në vendet tjera deri në përfundimin e negocimit. Përndryshe, nëse ne kemi argumente të mjaftueshme, Kuvendi është i gatshëm që ta ndërpresë kontratën me këtë kompani me të cilën në bazë të argumenteve që kemi ne dhe në bazë të disponimit të Kuvendit, gjithherë të arsyeshëm, duhet të ndërpritet sepse ne nuk mund të kryejmë shërbime për punëtorët që nuk janë këtu”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat theksoi se greva do të vazhdojë tutje.

“Greva vazhdon, është një mbështetje të them një disponim i Kuvendit se pa u përmbushur kriteret dhe ana ligjore e këtyre punëtorëve, na mbështesin në përmbushjen e kërkesave tona dhe ata kanë marrë obligime që ta mbikëqyrin kantatën që kemi pas deri tani se a është respektuar apo jo… Kjo kontratë nuk është respektuar ashtu siç është shkruar”, tha ai.

Që nga dita e hënë (16.09.2024), punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro. Edhe gjatë muajit korrik, këta punëtorë patën protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës për t’u solidarizuar veçanërisht me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco