Përfundon intervistimi i Dejona Mihalit: Kam ardhur për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës

Përfundon intervistimi i Dejona Mihalit: Kam ardhur për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës

14:10, 20/09/2024

Ka përfunduar intervistimi i Koordinatores së Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali në Prokurorinë Speciale.

Duke dalë nga Prokuroria, Mihali foli shkurt para mediave. “Kam ardhur për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës”, iu tha shkurt ajo.

Prokuroria Speciale gjatë ditës ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje.

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

Siç u raportua gjatë ditës, Mihali ndër të tjera, është  intervistuar në lidhje me rastin për dyshimet për korrupsion në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku i përfshirë është ish kryeshefi, Nagip Krasniqi.

Rasti tjetër është ai i kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Prokuroria Speciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco