E konfirmon Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

E konfirmon Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

12:45, 20/09/2024

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale, ka konfirmuar kjo prokurori.

Prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje.

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco