Osmani lajmërohet nga New Yorku, do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Osmani lajmërohet nga New Yorku, do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

10:55, 20/09/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi nga New Yorku, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se është në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

“Në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.

Osmani gjatë kësaj vizite parashihet të ketë takime me homologët e saj, ku do të diskutojë zhvillimet e fundit në Kosovë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco