Kurti pas drekës me von der Leyen dhe liderët e rajonit: Presim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit

Kurti pas drekës me von der Leyen dhe liderët e rajonit: Presim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit

21:38, 19/09/2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se meqë zgjerimi është kthyer në agjendën e Bashkimit Evropian, Kosova pret marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pyetësorit.

Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë pas pjesëmarrjes në drekën që ka shtruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka publikuar edhe foton e përbashkët.

“Zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.  Falenderova Presidenten Ursula von der Leyen për ftesën sot dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor dhe e urova për rizgjedhjen e saj. Kosova është e etur për t’u bashkuar në “garën për në krye” në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me kthimin e zgjerimit në agjendën e BE-së, ne presim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i forte”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në platformën “X’.

EU enlargement is the best response to those who threaten the peace and unity of Europe.

I thanked President Ursula von der Leyen (@vonderleyen) for the invitation today and her support for the Western Balkans and congratulated her on her re-election.

Kosova is eager to join… pic.twitter.com/ZzPG3DGh6w

— Albin Kurti (@albinkurti) September 19, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco