Maloku për aplikimin e Kosovës në BE: Kam frikë se nuk e ka kaluar as zyrën e parë

Maloku për aplikimin e Kosovës në BE: Kam frikë se nuk e ka kaluar as zyrën e parë

19:23, 19/09/2024

Analisti politik, Albinot Maloku, konsideron se aplikimi i Kosovës për anëtarsim në Bashkimin Evropian nuk e ka kaluar as zyrën e parë.

Sipas Malokut, Bashkimi Evropian as nuk i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje dhe si pasojë Kosova ka mbetur pa pyetësorin dhe pa nisjen e procedurave për anëtarësim.

“Konsideroj se pozicioni i Kosovës në këtë çështje është vetëm dorëzimi i një aplikacioni, i cili unë kam frikën se nuk e ka kaluar as atë zyrën e parë ku janë dorëzuar ato kërkesa. Bashkimi Evropian nuk është se i dha fare vëmendje kësaj cështje. E konsideruam që në krye të herës, si një tregim me fakte i vullnetit të Kosovës për anëtarësim në BE, mirëpo nuk është se pati nga pala tjetër angazhim në këtë çështje dhe Kosova po mbetet pa pyetësorin, pa nisjen e procedurave, e pa gjitha ato rrethanat që duhet t’i kalojë një vend për anëtarësim”, ka thënë Maloku.

Megjithatë, Maloku, beson se ky aplikim nuk do të mbetet vetëm në sirtar, dhe se administrata e re e BE-së do të ketë një konkretizim të kësaj çështjeje.

“Tani me administratën e re të Bashkimit Evropian, do të duhej sidomos që përfaqësuesja e lartë të ketë një angazhim më të konkretizuar për Bashkimin Evropian dhe Kosova në këtë konkretizim të fitojë, por që përfitimi  gjithsesi shkon edhe me nevojën që një vend i vullnetshëm për të qenë pjesë e BE-së, duhet t’i kalojë testet e veta, fazat e veta, që të plotësojë ato kriteret që parashtrohen dhe ne nuk jemi askund në këtë proces”, ka shtuar ai./teve1.info/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 15 dhjetor të vitit 2022 kishte dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Aplikimi i ishte dorëzuar Çekisë e cila në atë kohë ishte kryesuese e BE-së. Kurti dorëzimin e aplikimit e kishte vlerësuar ditë historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco