AUV asgjëson 21 mijë e 380 kilogramë peshk të ngrirë, u gjetën krimba

AUV asgjëson 21 mijë e 380 kilogramë peshk të ngrirë, u gjetën krimba

19:19, 19/09/2024

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 21 mijë e 380 kilogramë peshk të ngrirë, meqë është evidentuar prezenca e krimbave në ta, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e AUV thuhet se sasia e asgjësuar ishte peshk i llojit Merluc dhe se ishte produkt importi.

“Ekipet inspektuese profesionale të mjeksisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë. Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për  konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar proceduaren mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njejta u bllokua  në depon e distributorit. Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve. AUV është e vendosur të mos lejoj asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco