Vuçiq: Kosova nuk i ka pranuar rregullat e CEFTA-s

Vuçiq: Kosova nuk i ka pranuar rregullat e CEFTA-s

16:38, 19/09/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në drekën e punës me Ursula von der Leyen përveç një vendi të rajonit, të gjithë të tjerët i plotësojnë kriteret sa i përket Planit të Rritjes, si dhe se Kosova nuk ka pranuar rregullat e CEFTA-s, dhe se tani e tutje, parimi i funksionimit është si vijon që njëri nuk do të mund të ndalojë të tjerët.

“Unë mendoj se vetëm një vend nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe nga ana tjetër, një ent nuk ka dashur të pranojë rregullat e CEFTA-s. Njëri nuk do të mund të rrezikojë më të tjerët, më pëlqen ky parim,” tha Vuçiq para gazetarëve në Bruksel.

Siç deklaroi ai, sot ka pasur një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim, i cili në mandatin e ri të Komisionit Evropian do të jetë komisioneri për shëndetësi, Oliver Varhelji.

Ai shprehet se është diskutuar për atë që është bërë deri më tani dhe se është falënderuar për gjithçka që ka bërë deri më tani.

Si me Varheljin ashtu edhe në takimin me Von der Leyen, siç tha Vuçiq, kanë biseduar për planet e KE-së së re, mandati i së cilës përfundon në vitin 2029 dhe cilat janë iniciativat strategjike.

“Pavarësisht fajit tonë dhe vonesave teknike në disa çështje, besoj se nga 1 janari do të jemi pjesë e tregut të përbashkët europian, kemi diskutuar për herë të parë në thelb për korridoret e gjelbra, së shpejti do ta diskutojmë me hungarezët dhe shpresoj. Edhe me Kroacinë, kjo ka rëndësi të madhe për kamionët tanë, por edhe për kompanitë evropiane që operojnë në Serbi.

Ai shton se bisedimet kanë qenë për BE-në në aspektin strategjik, për atë që mund të pritet në periudhën e ardhshme.

Kur është fjala për tregun unik në Ballkanin Perëndimor, Vuçiq tha se ky është kusht për praninë e tregut të përbashkët evropian. 

“Ne qëndrojmë në lojë. Kushdo që nuk do Cefta apo procesi i Berlinit është jashtë loje. Ne mbetemi atje, pranojmë Ballkanin e hapur. Më mirë të mos ju them se cili ishte komenti i një subjekti, nga Prishtina. Ata thonë se është problem sigurie, sikur terroristët serbë po hidhen nga kamionët dhe po rrezikojnë të gjithë sistemin. Nuk dua të them çfarë u jam përgjigjur, jam përgjigjur shumë shpejt”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco