“Mos bini pre e mashtrimeve” – Posta paralajmëron qytetarët për sms të dyshimta

“Mos bini pre e mashtrimeve” – Posta paralajmëron qytetarët për sms të dyshimta

16:10, 19/09/2024

Posta e Kosovës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar ata të mos bien pre e një mashtrimi të fundit.

Sipas njoftimit, palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve duke u paraqitur si përfaqësues të Postës së Kosovës. Ky mashtrim ka për qëllim të kërkojë të dhëna personale dhe numra kartelash bankare.

“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, Posta e Kosovës kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë në asnjë link të dërguar përmes këtyre SMS-ve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të autorizuar nga Posta e Kosovës.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.

Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.

Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!”, thuhet më tej në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco