VIDEO/ Pamjet tronditëse nga shtëpia e shkrumbuar nga zjarri në Has

09:45, 19/09/2024

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Incidenti është regjistruar rreth orës 02:00 në fshatin Nikoliq, informoi sot policia.

SYRI TV sjell pamje nga shtëpia e shkrumbuar prej flakëve.

57-vjeçari i identifikuar si Rexh Lushi, pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën, Fatime Lushi e cila kishte mbetur e bllokuar mes flakëve, por fatkeqësisht asnjëri nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikëset kanë nxjerrë nga banesa dy trupat e viktimave. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco