Limaj: 90% e ekipit të Kurtit do të ikin nga Kosova nëse nuk fitojnë zgjedhjet

Limaj: 90% e ekipit të Kurtit do të ikin nga Kosova nëse nuk fitojnë zgjedhjet

22:29, 18/09/2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht rezultatit në zgjedhje.

“Sa të më jep populli votë, unë popullin e du edhe kur s’më voton edhe kur më voton, unë vendin tim e du,” ka deklaruar Limaj. .

Limaj ka kritikuar gjithashtu “qëndrimin e ekipit të kryeministrit Albin Kurti”, duke theksuar se shumica e anëtarëve të ekipit të Kurtit do të largoheshin nga Kosova nëse nuk do të fitonin mandate në zgjedhje.

“Atë ditë që nuk marrin vota nuk i sheh në Kosovë, 90 për qind të ekipit të Albinit nuk do të shohësh në Kosovë nëse nuk i ka deputet ose nuk i ka në qeveri pse s’po i ndërron ky se i ikin krejt,” ka thënë Limaj.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për përkushtim të sinqertë dhe të vazhdueshëm, duke bërë thirrje që të duam vendin tonë edhe kur përballemi me sfida dhe kritika.

“Vendin tonë duhet ta duash edhe kur të rreh,” ka përfunduar Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco