“Përkrahës i palëkundur i Kosovës”, Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit

“Përkrahës i palëkundur i Kosovës”, Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit

19:47, 18/09/2024

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Bogdani për vdekjen e familjarit të tyre, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në telegramin e ngushëllimit të Osmanit thuhet se ai ishte një përkrahës i palëkundur i Kosovës.

“Në çdo rol që mbante dhe në çdo mundësi që iu dha, ai e mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion. Përkushtimi i tij i palëkundur dhe përpjekjet e tij të palodhura për ta afirmuar Kosovën dhe shqiptarët nuk do të harrohen kurrë”, thuhet në telegram.

Osmani ka thënë se gjithmonë do ta kujtojë Gertin, jo vetëm si një koleg, por edhe si një mik të vërtetë.

“Ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar. Humbja e tij është e pamatshme, ndërkaq dhimbja ime është me familjen, në këtë kohë të vështirë. Gerti iku, por pas la shëmbëlltyrën e profesionistit, politikanit dhe mbi të gjitha të njeriut të mirë! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Gerti Bogdanin!”, thuhet tutje në telegram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco