“Nga sot janë të paligjshëm”, Ferat Shala publikon zyrtarët që po mbajnë detyra jofunksionale

“Nga sot janë të paligjshëm”, Ferat Shala publikon zyrtarët që po mbajnë detyra jofunksionale

09:57, 18/09/2024

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional.

Kjo për shkak të ligjit për zyrtarët publik, neni 35 që ka hyrë në fuqi tash e një vit.

“Funksionet me Ushtrues Detyre – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kjo Ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale”, ka shkruar Shala.

Çdo vendimmarrje sipas tij, brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

“Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme”.

“Për ta ilustruar këtë shembull të keqqeverisjes apo paaftësisë qeverisëse, më lejoni të ju permend një listë të “ushtruesve” në këtë Qeveri, përkatësisht në këtë Ministri”:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco