Therje me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

Therje me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

09:09, 18/09/2024

Një person ka pësuar lëndime të rëndë pasi është goditur me thikë nga një burrë në oborrin e Emergjencës së Gjilanit.

Viktima sipas policisë është transportuar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco