Atiq: Sulmi në shtëpinë në veri, ka për qëllim frikësimin e qytetarëve

Atiq: Sulmi në shtëpinë në veri, ka për qëllim frikësimin e qytetarëve

15:17, 17/09/2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të një shtëpie të ndërtuar në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Kosovës në lagjen “Bergjani”.

Atiq e ka dënuar ashpër këtë sulm, teksa tha se sulmi ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët nga kthimi në shtëpitë e tyre.

“Mbrëmë pas mesnatës, është sulmuar një nga shtëpitë e ndërtuara në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Kosovës në lagjen Bergjani. Sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, ku fatmirësishtë dëme në njerëz nuk ka pas, përveç dëmeve materiale.E dënoj ashpër çdo sulm që ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët nga kthimi në shtëpitë e tyre.” – ka shkruar Atiq në Facebook.

Më tej, Atiq ka theksuar se së bashku me Policinë e Kosovës dhe Qeverinë do të punojnë në sigurinë dhe stabilitetin në veri të Mitrovicës.

“Ne, si komunë në bashkëpunim me Policinë dhe Qeverinë e Kosovës do të punojmë në sigurinë dhe stabilitetin në veri të vendit që secili qytetarë të ndihet i sigurtë në pronat e tyre.” – ka thënë ai.

Ndryshe, edhe kryeministri, Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në lagjen “Bergjani” në Mitrovicën Veriore.

Ai ka thënë se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës, ne do të bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bëjnë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshimtë që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.

Policia ka konfirmuar rastin duke shtuar se patrulla policore kishte vërejtur të dalë tym nga një shtëpi.

E për këtë rast, ka reaguar edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ku ka thënë se ky akt është nxitje e mosdurimit etnik që nxitet nga Vuçiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco