Kurti në drekë me kryetarin e Zveçanit nga PDK-ja, flasin për disa tema!

Kurti në drekë me kryetarin e Zveçanit nga PDK-ja, flasin për disa tema!

14:33, 17/09/2024

Kryeministri Kurti priti në një takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, nënkryetaren, Natasa Tomaniq dhe drejtorët komunalë

Nën vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas takimit me drejtuesit e Komunës së Zubin-Potokut,  mirëpriti kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, nënkryetaren, Natasa Tomaniq dhe drejtorët komunalë.

Temë qendrore në këtë takim, ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilat tashmë janë funksionalizuar në Komunën e Zveçanit. Kryetari Ilir Peci, e njoftoi kryeministrin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit. U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si edhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco